Grow your YouTube views, likes and subscribers for free
Get Free YouTube Subscribers, Views and Likes

Grupi Lira - Mëngjeset e majit

Follow
Emis

Kënga “Mëngjeset e majit”, në versionin e saj origjinal ka qenë e titulluar “Dëshërim për mëmëdhenë”. Ajo është shkruar në vitin 1901 nga Thoma Avrami, një nga mësuesit e shkollës së parë shqipe, Mësonjëtores së Korçës, dhe gazetar, i cili ka shkruar në periodikë të ndryshëm të kohës, brenda dhe jashtë vendit.

Sipas historianëve, teksti është gjetur në një nga periodikët patriotikë të fillimit të shekullit të XX, për shqiptarët e Rumanisë dhe Bullgarisë

Për herë të parë, kënga është kënduar dhe regjistruar në vitin 1923 nga Spiridon Ilo, në SHBA.


“Mëngjeset e majit”, para se të bëhej e njohur në të gjithë Shqipërinë, është kënduar filimisht nga artistë të ndryshëm korçarë dhe që nga vitet ‘50 prej korit “Lira”. Për Koço Gramenon, njërin prej pjesëtarëve të këtij kori, i cili është dhe nipi i Mihal Gramenos, kjo këngë mbart vlera sa artistike, aq dhe patriotike.

posted by juanoclockp9