Free views, likes and subscribers at YouTube. Now!
Get Free YouTube Subscribers, Views and Likes

Kenget e Shekullit - Edicioni 3 nata 6 ( Nentor 2010)

Follow
RTV Klan Arkiv

Ai është një artist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, por ka një zë kristalor dhe interpretimet e tij janë të paharruara.
Pas 20 vitesh shkëputje nga skena Sali Brari u rikthye në “Këngët e Shekullit” ku interpretoi dy nga hitet e tij “Po martohet malësori” dhe “M’ka shku menja me u fejue”.
“Unë ty moj të kam dasht” ishte kënga e radhës interpretuar nga këngëtari Bujar Qamili.
“O zambak zambaku i bardhë” u interpretua nga këngëtarja Rosela Gjylbegu.
Këngëtarja Maya interpretoi këngën e njohur të Osman Takës.
“Përmidis pazarit” u interpretua nga këngëtari Ramadan Krasniqi.
“Artizane e lumës” u interpretua nga Eranda Libohova.
“Një baçe me portokalle” ishte kënga e radhës që u interpretua nga Irini Qirjako.
Merita Halili interpretoi këngën “Ç’u dishrush me t’pa ty”.
“Kenke nur i bukurisë” u interpretua nga këngëtari Frederik Ndoci.
“Kur mi zbrisje shkallët” u interpretua nga këngëtari Selami Kolonja. Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti interpretuan këngën “Mos qaj”. I ftuari i natës së gjashtë ishte këngëtari Mihallaq Andrea i cili interpretoi disa prej hiteve të tij.
Grupi i burrave të Mirditës dhe Mrikë Trumshi ishin po ashtu të ftuar të cilët interpretuan disa prej këngëve të repertorit të tyre me të cilat mbyllën natën e gjashtë të edicionit të tretë të spektaklit “Këngët e Shekullit”.
*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 20022012 që do të publikohet në kanalin e ri nëYouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

posted by tapkali7r