YouTube doesn't want you know this subscribers secret
Get Free YouTube Subscribers, Views and Likes

Kenget e Shekullit - Edicioni 3 nata 8 ( 6 Dhjetor 2010)

Follow
RTV Klan Arkiv

Merita Halili ishte këngëtarja që hapi natën e tetë të spektaklit “Këngët e Shekullit”.
Ajo interpretoi një këngë që vite më parë është kënduar nga e madhja Fitnete Rexha, titulluar “Karajfili në saksi”.
“Bishtalecat palë palë” u interpretua nga këngëtari Frederik Ndoci.
“Në një arë në një lëndinë” u interpretua nga këngëtarja Maya.
Selami Kolonja interpretoi këngën “Kosovarja e bukur”. Ai po ashtu realizoi një duet me Ylli Zeqirin, “O dhëndër ku vete keshtu”.
“Mora mandolinën” ishte një tjetër këngë që u interpretua nga këngëtarja Eranda Libohova.
Bujar Qamili interpretoi këngën e titulluar “Lule borë” që u krijua në vitin 1946 nga Simon Gjoni.
“Kunadhe leshverdhë” u interpretua nga këngëtarja Irini Qirjako.
Endri dhe Stefi Prifti interpretuan këngën “Perëndeshë e bukurisë”.
I ftuar special i natës së tetë të edicionit të tretë ishte Gëzim Nika i cili interpretoi “Potpuri tropojane”.
Rosela Gjylbegu interpretoi këngën e titulluar “Të dinja të vogël”.
Ramadan Krasniqi interpretoi këngën “O moj bukuroshe”.
Grupi i Kavajës ishte po ashtu i ftuar në natën e tetë në “Këngët e Shekullit” ku interpretuan disa prej këngëve të repertorit të tyre dhe bashkë me këngëtaren Eranda Libohova mbyllën natën e tetë.
*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 20022012 që do të publikohet në kanalin e ri nëYouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

posted by tapkali7r