It was never so easy to get YouTube subscribers
Get Free YouTube Subscribers, Views and Likes

'Lufta e Trojës Luftë Pellazgo Ilire'- Libri i Elena Kocaqi që sjell të vërtetat

Follow
RTV Ora

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Historiania shqiptare, Elena Kocaqi, thotë se Shqipëria nuk ka më territor për të humbur dhe duhet të jetë e kujdesshme gjatë negociimit me Greqinë për çështjen e detit.

E ftuar në Ora News, Kocaqi vlerëson se me dorëheqjen e Kotzias si Ministër i Jashtëm dhe kundërshtitë që solli në Greqi marrëveshja e Prespës ka një ngërç në dialogun mes palëve, por që beson se kjo situatë do të tejkalohet dhe ndarja e zonave ekskluzive në detin Jon do të bëhet.

Elena Kocaqi: Midis dy vendeve duhet të ketë qetësi, dialog, bashkëpunim pa keqkuptime. Historia e manipuluar deri tani ka nxitur urrejtje mes dy vendeve, sikur ata janë të ndryshëm dhe ne jemi të ndryshëm. Nga prejardhja, gjaku dhe etnia ne nuk kemi shumë ndryshim prej tyre. Kjo është bërë në rang politik dhe fetar më tepër sesa në rang njerëzor. Po të shkosh në Greqi midis njerëzve nuk ka probleme, njerëzit kuptojnë.

Tspiras është një politikan i moderuar, i cili nuk mund të krahasohet me politikën e vjetër të Greqisë dhe ka bërë disa reforma brenda Greqisë që janë për të mirën e vendit, të mirën e Greqisë në kushtet e krizës që ndodhet me një borxh prej 700 mld eurosh të brendshëm dhe të jashtëm.Por ndoshta ka një ngrirje të marrëveshjes për shkak të dorëheqjes së Ministrit të Jashtëm grek Kotzias, që e kishte negociouar personalisht këtë marrëveshje dhe për shkak të problematikave që krijoi brenda vendit marrëveshja e Prespës, është lënë disi në harresë.

Por nuk mendoj se kjo nuk do të negociohet si marrëveshje deti, do të ndahet zona ekskluzive ekonomike sepse ka marrëveshje ndërkombëtare që e garantojnë. Por unë mendoj se këto duhet të ndahen në bazë të ligjit ndërkombëtar, në bazë të marrëveshjeve që Greqia ka me vendet e tjera dhe jo të përdoren dy standarde, Shqipërisë ti kërkohet një standard tjetër dhe Greqia nga Turqia dhe Italia të kërkojë një standard tjetër. Edhe ne duhet të mbrojmë zonën ekskluzive ekonomike të Jonit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/marreve...

posted by stieptisah