Learn how to get Free YouTube subscribers, views and likes
Get Free YouTube Subscribers, Views and Likes

PORSI FLETA (Himni i Flamurit Kombëtar) GJERGJ FISHTA - Kori i shkollës UDHA E SHKRONJAVE.wmv

Follow
UDHA E SHKRONJAVE

MERRNI PJESË NË KONKURSIN E RECITIMIT TË POEZISË SHQIPE (28 NËNTOR 2023)
Udhëzimet dhe programin e gjeni në këtë link:
https://olimpiadakombetare.com/reciti...
Na kontaktoni në whatsapp në (355) 0692076068
Ose në email: [email protected]

Nëse doni të plotësoni formularin e interesit, hapni formularin.
https://forms.gle/MF6m3pdxrtGo8NCf9

Kënga që po dëgjoni është shkruar prej GJERGJ FISHTËS (muzika e Lec Kurtit), si Himn i flamurit kombëtar të shqipëtarëve. Ajo u pregatit nga kori i shkollës "Udha e shkronjave", drejtuar nga EVGJENI GASHI dhe u orkestrua dhe regjistrua prej kompozitorit të mirënjohur ADRIAN HILA. Kënga është pjesë e albumit ZËRI I ATDHUT (2004) me 10 këngë patriotike, investuar prej shkollës shqipe "UDHA E SHKRONJAVE", (TIRANË). Drejtues i projektit ARTUR SHKURTI.
Më poshtë po japim origjinalin e Gjergj Fishtës. Shihen ndryshime ndërmjet tekstit të kënduar nga kori i shkollës "Udha e shkronjave" dhe origjinalit, por këto përpunime kanë ardhur kështu tek ne, përmes mësuesit të muzikës BATO GASHI, i biri i AHMET GASHIT, patriot i shquar shqiptar.

"Më 12 qershor 1913, mbasditen e të Kremtes së Festës së Shn'Andout, Fishta ngre flamurin (6 metra të gjatë) kombëtar në Kishën Françeskane të Gjuhadolit, që dëshmon se edhe Shkodra u bashkua me Shqipërinë pas muajve të gjatë të rrethimit malazez. Frymzuar prej valëvitjes ulet e shkruan aty për aty Porsi Fleta e Êjllit t'Zotit, që brenda pasdites vargjet kompozohen dhe u mësohen nxënësve të shkollës françeskane, të cilët nën drejtimin e fretënve dalin me këndue rrugëve të qytetit qysh atë darkë dhe të nesërmen më 13 qershor. Hareja që ky gazmend ushqej tek qytetarët ngacmoi autoritet ndërkombëtare që kishin marrë nën kontroll qytetin. Koloneli De Phillips me të marrë vesh për ngritjen e flamurit në kumbonaren e kishës i kërkon takim Pater Gjergjit, që t'i kërkonte heqjen e flamurit përndryshe do t'ishte i dëtyruar me gjuajtë me topa kumbonaren. Fishta gati, ia pret se flamuri i Skanderbegut e ka për nder të valojë nën gjuajtjet e artilerisë së tyre. De Phillips ndryshoi qëndrim dhe mbeti me aq." (citim i marrë nga Wikipedia)

Atë Gjergj Fishta :HIMNI I FLAMURIT KOMBTÁR
(marrë nga faqja e internetit e Radio Vatikanit www.radiovaticana.org)

1 Porsi fleta e Ęjllit t' Zotit
Po rreh Flamuri i Shqypnís
E thrret t'bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t'ushtrís.

2 Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t'gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

3 Për mbas Flamurit t'vet Shqyptari,
Kúr rrokë armët per t'drejta t'veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vęhet m't'leta.
Bini, Toskë! etj.

4 Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t'vet Ai e ka shkrue:
"Për Shqyptarë do t'jét Shqypnija:
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!"
Bini, Toskë! etj.

5 Shka? a thue 'i mend se atë tokë t' bekueme,
Qi vetë Zoti na ka dhânun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnueme
E nji t'huej't na kem' m'ia lânun?
Bini, Toskë! etj.

6 Ah; jo, kurr. Njiqind herë para
Kem' me u shkrî me grá, me fmi!
Kem' me mbetë kortar nder ara,
Se me shkelë lâmë t' huej'n n' Shqypní.
Bini, Toskë! etj.

7 M'kambë , Sokola të Shqypnís!
Flamri i ynë, qe, n'ajr po shtiellet
Si pol veshet t'Perendís,
Kah na bân hije prej qiellet.
Bini, Toskë! etj.

8 Mâ mirë dekë me u shue nen hije
T'Flamrit t'onë në fushë t'mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije
Për nen sukuj t'huejë t'Balkanit.
Bini, Toskë! etj.

9 Armët e besën na i njeh bota;
Trima n' zâ kem' pasun t' Parët,
Luften né na e msoj Kastrjota:
Kę, theu, frigë, do t' kén Shqyptarët?
Bini, Toskë! etj.

10 Urra! djelm, eh 'u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë p'r Atdhé!
Flamri i ynë, qe, u nis përpara:
Ndihmo, Zot, për Atme e Fé!
Bini, Toskë! etj.

posted by Bahnweg8a